skulpturë
Appearance
SKULPTURË f.
- 1. vet. nj. Arti i krijimit të statujave, të busteve e të veprave të tjera artistike me vëllim, duke i gdhendur në mermer, në gur, në dru, në metal etj. ose duke i mbrujtur me një lëndë. Skulptura monumentale. Portret (kompozim) në skulpturë. Arti i skulpturës. Veprat e skulpturës. Merret me skulpturë.
- 2. Vepër arti e gdhendur në mermer, në gur, në dru etj. ose e mbrujtur me një lëndë. Skulpturë në mermer. Skulpturat e Apolonisë. Skulptura e një punëtori (e një luftëtari). Skulptura e një kali. Ekspozitë skulpturash. Koka e një skulpture.
- 3. vet. nj. përmb. Tërësia e veprave artistike të tilla të një mjeshtri, të një periudhe a të një drejtimi. Skulptura ilire.