skuadër

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SKUADËR I f.

  • 1. usht. Njësi bazë e reparteve ushtarake, nënndarje e togës që arrin deri në 10-15 veta dhe që ka në krye një ushtar më të vjetër a një nënoficer. Skuadër pushkatare. Skuadër këmbësorie. Skuadër artiljerësh (tankistësh, ndërlidhësish). Komandanti i skuadrës. Rreshtimi i skuadrës. Togë me tri skuadra.
  • 2. Njësia më e vogël e një brigade pune, e një kompanie fëmijësh ose e një organizimi tjetër të ngjashëm me atë ushtarak; grup prej pak vetash, i organizuar për të kryer një punë të caktuar. Skuadrat e brigadës së kooperativës. Skuadër pionierësh. Skuadër vullnetarësh. Skuadrat e ndërtimit. Skuadrat e shpëtimit. Skuadër zjarrfikësish. Skuadrat e minatorëve. Përgjegjësi i skuadrës. Anëtarët e skuadrës. Komandanti i skuadrës.
  • 3. sport. Grup lojtarësh që marrin pjesë në ndeshje si përfaqësues të një vendi, të një klubi, të një shoqërie etj. Skuadra përfaqësuese (kombëtare). Skuadra mike (fituese). Skuadër futbolli (volejbolli, basketbolli). Lojtarët e skuadrës. Kapiteni i skuadrës. Ndeshjet midis skuadrave.

SKUADËR II f.

  • Vegël e thjeshtë në trajtën e një trekëndëshi kënddrejtë, që përdoret për të vizatuar kënde të drejta ose për të matur nëse një kënd është i drejtë (zakonisht në ndërtim). E vuri në skuadër e kontrolloi dhe e bëri që të jetë si kënd i drejtë.