skrupull

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SKRUPULL m. libr.

  • Ngurrimi e përmbajtja për të vepruar a për të mbajtur një qëndrim, që vjen nga druajtja se mos bëjmë diçka në kundërshtim me rregullat e moralin, një padrejtësi a një punë të keqe. Skrupull juridik. Veprime (demagogji) pa skrupull. Njeri pa skrupuj njeri që nuk ndalet para asnjë veprimi, sado i ulët a i paligjshëm të jetë; njeri që nuk e vret ndërgjegjja për asgjë, i gatshëm për çdo poshtërsi.