skllav
Appearance
SKLLAV m.
- 1. hist. Njeri pa asnjë mjet prodhimi dhe pa asnjë të drejtë, që ishte pronë e plotë e një pronari, i cili mund ta shiste e ta blinte dhe mund të bënte ç'të donte me jetën e tij (në shoqërinë skllavopronare). Skllavopronarët dhe skllevërit. Kryengritjet e skllevërve. Pronarët e skllevërve. Punonin si skllevër.
- 2. Zezak ose njeri tjetër pa asnjë të drejtë e pa asnjë mjet prodhimi, që shitet e blihet nga pronari si kafshë pune (në shoqërinë feudale dhe kapitaliste). Tregtia e skllevërve. Vuajtjet e rënda të skllevërve.
- 3. fig. keq. Ai që ka humbur lirinë dhe ka rënë në varësi të plotë politike, ekonomike etj. të një tjetri; njeri që u nënshtrohet verbërisht dëshirave dhe vullnetit të dikujt, rob. Skllevër të kapitalit (të borgjezisë). Përulje (shpirt) prej skllavi.
- 4. fig. Ai që nuk shkëputet dot nga një zakon, nga një mënyrë veprimi, nga ndonjë ves a dëshirë e zjarrtë; rob. Skllav i zakoneve të prapambetura.