skizofreni
Appearance
SKIZOFRENI f. mjek.
- Sëmundje e rëndë mendore, që shfaqet me dyzim të botës së brendshme të të sëmurit për shkak të çrregullimeve në bashkërendimin e proceseve psikike dhe që sjell rënien e veprimtarisë psikike e paaftësinë për të vepruar në përputhje me realitetin. Skizofreni kronike. Skizofreni e pleqërisë. Vuan nga skizofrenia.