ski

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

SKI f. vet.

  • 1. Mjet për të rrëshqitur mbi borë, i përbërë nga dy rripa të gjatë e të lëmuar prej dërrase a prej lënde tjetër, që e kanë majën e përparme të kthyer lart e që mbërthehen pas këpucëve. Një palë ski. Kërcim me ski nga lart. Shëtitje me ski. Shkopinjtë e skive. Rrëshqet (shket) me ski. Vuri (lidhi) skitë.
  • 2. Sporti që ushtrohet mbi borë me këtë mjet. Sporti i skive. Gara e skive. Shesh për ski. Bën ski.
  • 3. Dy rripa të gjatë e të lëmuar dërrase a prej lënde tjetër, me të cilët rrëshqitet mbi ujë duke u kapur pas një litari që e tërheq një barkë me motor; sporti që ushtrohet me këtë mjet. Ski mbi ujë.
  • 4. Dy rripa metalikë, që vihen poshtë një aeroplani në vendin e rrotave për t'u ulur e për t'u ngritur mbi borë duke rrëshqitur.