Jump to content

skeptik

Nga Wiktionary

SKEPTIK m.

  • 1. Ithtar i rrymës së skepticizmit në filozofi.
  • 2. Ai që dyshon dhe shfaq mosbesim për gjithçka, njeri që mban gjithnjë qëndrim skeptik. Iu mbyll goja skeptikëve. U bindën edhe skeptikët më të mëdhenj.

SKEPTIK mb.

  • 1. filoz. Që ka të bëjë me rrymën filozofike të skepticizmit, i skepticizmit; që ndjek e përkrah skepticizmin. Shkolla (filozofia) skeptike. Idealizmi skeptik. Filozofët skeptikë.
  • 2. Që dyshon dhe shfaq mosbesim për gjithçka; që përshkohet nga skepticizmi. Njerëzit skeptikë. Qëndrim skeptik. Mendime skeptike. Buzëqeshje skeptike.