skemë
Appearance
SKEMË f.
- 1. Vizatim që paraqet në mënyrë të thjeshtësuar e pa hollësi vijat kryesore të diçkaje, vendosjen e pjesëve dhe lidhjet e tyre gjatë punës në një pajisje; plani sipas të cilit është ndërtuar diçka, duke e paraqitur në një vizatim me anë shenjash të posaçme. Skemë e thjeshtë (e ngatërruar). Skemë teknologjike. Skema e radios (e televizorit). Skema e makinës (e ndërtesës). Skema e ndërtimit (e vendosjes). Vendosja në skemë. I bëri një skemë. Paraqet në skemë.
- 2. Vijat e përgjithshme drejtuese në bazë të të cilave bëhet një lëvizje, një veprim. Skema e lëvizjes (e rrugës). Skema taktike e lojës. Skema e betejës.
- 3. Plani i përgjithshëm sipas të cilit është hartuar një vepër letrare, një shkrim etj. Skema e dramës (e studimit).
- 4. Paraqitje tepër e thjeshtësuar e një dukurie ose e realitetit; mënyrë të menduari ose formulë e gatshme, që përdoret për të paraqitur diçka pavarësisht nga veçoritë e saj. Skemë e ngurtë (e vjetruar, e huaj). Mendon me skema. I përmbysi skemat e vjetra.