skalit

Nga Wiktionary

SKALIT kal.

  • 1. Punoj me daltë gurin, mermerin a metalin për t'i dhënë një trajtë, duke i hequr pjesët e panevojshme; latoj, gdhend. Skalit gurët. Skalit mermerin. Skalit një shtyllë. Skalit harkun e dritares.
  • 2. Bëj një figurë prej guri a prej mermeri, duke punuar me daltë, gdhend. Skaliti një kokë gruaje (një lule).
  • 3. Gdhend një figurë ose shkruaj diçka me një mjet të mprehtë mbi sipërfaqen e lëmuar të një trupi të fortë (dru, gur etj.). Skaliti emrat në mermer (në një dru).
  • 4. fig. Përshkruaj a paraqit diçka me forcë të veçantë shprehëse, duke nxjerrë në pah mirë tiparet thelbësore. E ka skalitur figurën e komunistit (në roman).
  • 5. fig. Ngulit thellë e në mënyrë të qëndrueshme a të pashlyeshme në mendje. E ka skalitur në zemër (në shpirt, në mendje).
  • 6. krahin. Prashit; çapoj. Skalitën misrin.