Jump to content

skëterrë

Nga Wiktionary

SKËTERRË f.

  • 1. fet. Sipas përfytyrimeve fetare: vend ku gjoja shpirtrat e të vdekurve mundohen e vuajnë për mëkatet që kanë bërë në të gjallë; ferr, xhehenem; kund. parajsë.
  • 2. fig. Kushte jete shumë të rënda dhe të padurueshme; vend me kushte të tilla. Skëterra fashiste. Jetë skëterrë. E kishin bërë vendin skëterrë.
  • 3. fig. Vend ku ka nxehtësi të jashtëzakonshme; pjesë e një fushe lufte ku zjarri është shumë i dendur. Atje ishte skëterrë.
  • 4. Errësirë e madhe.
  • I zi skëterrë shumë i zi, i zi sterrë.