skërfit

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SKËRFIT kal.

  • 1. I heq diçkaje copa-copa cipën a pjesën e sipërme që e mbulon si kore; gërvisht. Skërfit enën. Skërfit murin. Skërfit plagën.
  • 2. Punoj fare cekët tokën, sa i prish koren. Sa e ka skërfitur arën.
  • 3. fig. Lëndoj, prek. Ia skërfiti zemrën.
  • 4. fig. Zgurdulloj (sytë). Skërfiti sytë.