sizmik

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SIZMIK mb.

  • 1. Që ka të bëjë me tërmetet; që vjen nga lëkundjet e korës së tokës prej tërmeteve. Lëkundje (valë) sizmike. Goditjet sizmike.
  • 2. Që goditet shpesh nga tërmetet. Krahinë (zonë) sizmike.
  • 3. Që merret me vrojtimin dhe me shënimin e lëkundjeve të korës së tokës; që shërben për të regjistruar lëkundjet nga tërmetet. Shërbimi sizmik. Stacioni sizmik. Hartë sizmike. Aparatet sizmike.
  • 4. gjeofiz. Që ka të bëjë me studimin e kores së tokës dhe me gjetjen e mineraleve të dobishme me anë të regjistrimit të lëkundjeve, që shkaktohen duke bërë shpërthime. Punime sizmike. Metodat sizmike të kërkimit.