sistematik

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SISTEMATIK mb.

  • 1. Që bëhet a ndërtohet sipas një sistemi; që ka të bëjë me një sistem. Klasifikim sistematik. Skedar sistematik.
  • 2. Që bëhet me rregull, sipas një plani dhe një metodë të caktuar; i rregullt, i vazhdueshëm e i organizuar mirë. Studim sistematik. Kontroll sistematik i detyrave. Ngritje sistematike e nivelit të jetesës. Në mënyrë sistematike.
  • 3. Që punon me rregull, vazhdimisht e me metodë. Njeri sistematik. Është sistematik.