sipërm
Appearance
Shqip
[redaktoni]Mbiemër
[redaktoni]sipërm mb.
- Që ndodhet më lart në krahasim me diçka tjetër; që është në pjesën mbi diçka tjetër e përballë saj; kund. i poshtëm. Kati i sipërm. Buza (nofulla) e sipërme. Korja e sipërme e bukës. Shtresa e sipërme. Pjesa e sipërme. Lagjja e sipërme.
- Që vishet përmbi ndërresat e veshjen e brendshme. Veshje e sipërme.
- Që është afër vendit nga i cili buron (për lumin); i epërm; kund. i poshtëm. Rrjedha e sipërme e Vjosës.
- Që ndodhet në pjesën veriore të një vendi, verior, i epërm. Shqipëria e sipërme.
- bised. Që përmendet diku më lart, i mësipërm, i lartpërmendur. Veprimet e sipërme. Mungesat (dobësitë) e sipërme.