sintezë
Appearance
SINTEZË f.
- 1. Metodë studimi, me të cilën anët e veçanta përmblidhen e përgjithësohen me qëllim që të vështrohen sendet dhe dukuritë si një tërësi e vetme e pandarë, me lidhje e marrëdhënie ndërmjet pjesëve të tyre përbërëse; kund. analizë. Sintezë shkencore. Metoda e sintezës. Analiza dhe sinteza.
- 2. Vështrimi i pjesëve e i anëve të veçanta të sendeve, të dukurive, të ngjarjeve etj. në tërësi e në mënyrë përgjithësuese, përgjithësim; vepër që i paraqet dukuritë, ngjarjet etj. në mënyrë të tillë, vepër sintetizuese. Sintezë e re e letërsisë së Rilindjes Kombëtare. Si sintezë e rezultateve të arritura. Ka bërë një sintezë.
- 3. kim. Procesi me anën e të cilit prodhohen lëndë të ndryshme kimike nga bashkimi i elementeve ose i përbërësve të tyre më të thjeshtë. Sinteza e ujit. Përgatitja e një acidi me anën e sintezës.