Jump to content

sintaksë

Nga Wiktionary

SINTAKSË f. gjuh.

  • 1. Pjesë e gramatikës, që studion mënyrat si lidhen fjalët në togfjalësha ose në fjali dhe vetë fjalitë ndërmjet tyre; lënda që jep njohuritë e kësaj pjese të gramatikës në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Sintaksa e fjalisë (e periudhës). Rregullat e sintaksës. Studimet në fushën e sintaksës. Libri i sintaksës. Dha provimin e sintaksës. U botua «Sintaksa» e re.
  • 2. Mënyra se si lidhen fjalët në fjali dhe fjalitë ndërmjet tyre në një gjuhë; veçoritë e përdorimit të pjesëve të ndryshme të ligjëratës në fjali; ndërtimi i fjalive në një gjuhë. Sintaksa e shqipes. Sintaksa e fjalisë. Sintaksa poetike. let. ndërtim i posaçëm i fjalisë për t'i dhënë fuqi e gjallëri shprehjes.