sinonim

Nga Wiktionary

sinonim m. gjuh.

  1. Fjalë, shprehje ose ndërtim që ka kuptim të njëjtë ose shumë të afërt me kuptimin e një fjale, të një shprehjeje a të një ndërtimi tjetër (p.sh. udhë e rrugë, trim e i guximshëm, filloj e nis, zë e kap, duroj e bëj durim etj.). Sinonime të plota (të pjesshme). Sinonime stilistike. Varg sinonimesh. Fjalor sinonimesh.
  2. si mb. ~, ~E. Sinonimik. Fjalë sinonime.