Jump to content

sinjalizues

Nga Wiktionary

SINJALIZUES m.

  • 1. Ai që është i ngarkuar për të dhënë sinjalet. Sinjalizuesit e trenave (e hekurudhave). Sinjalizues me flamuj.
  • 2. Ai që vë dikë në dijeni për diçka, njoftues. Sinjalizuesit e shtresave të qymyrit.
  • 3. Pajisje ose pjesë e një pajisjeje që shërben për të dhënë sinjale. Sinjalizues me drita. Sinjalizues kushtrimi (alarmi).

SINJALIZUES mb.

  • Që shërben për të dhënë sinjale. Llamba (raketa) sinjalizuese. Zile sinjalizuese.