sinjal

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SINJAL m.

  • 1. Shenjë e caktuar që jepet me tinguj, me drita etj. për të njoftuar nga larg diçka, për të dhënë një urdhër, për t'u marrë vesh në lidhje me diçka etj. Sinjale me drita (me flamuj). Sinjal alarmi. Sinjali i sulmit. Ra (u dëgjua) sinjali i fillimit të punës. I dha sinjalin.
  • 2. elektr. Ndryshim tensioni ose rryme që prodhohet për qëllime të caktuara komunikimi në një qark radioelektrik, telefonik ose telegrafik. Sinjale telegrafike. Shndërrimi i sinjaleve televizive në sinjale optike.
  • 3. fig. Diçka që lajmëron dhe nxit për të filluar një punë, një veprimtari; kushtrim. Sinjali i kryengritjes (i revolucionit, i luftës çlirimtare). U dha sinjali. Shërbeu si sinjal.
  • 4. psikol. Sendet dhe vetitë e tyre që veprojnë mbi shqisat e mbi sistemin nervor dhe që shkaktojnë një kundërveprim të organizmit. Sistemi i parë i sinjaleve veprimtaria e reflekseve të kushtëzuara te njeriu dhe te kafshët. Sistemi i dytë i sinjaleve gjuha, ligjërimi.