simbolikë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SIMBOLIKË f. libr.

  • 1. Kuptimi simbolik i diçkaje, ajo që përfaqëson diçka, e përdorur si simbol. Simbolika e manushaqes (e bilbilit) në poezinë popullore. Simbolika e ngjyrave.
  • 2. përmb. Tërësia e simboleve të një shkencë. Simbolika e algjebrës (e kimisë).
  • 3. përmb. Tërësia e simboleve të përdorura në një vepër letrare ose artistike, ose nga një autor a nga një drejtim letrar, artistik, shoqëror etj. Simbolika e Nolit. Simbolika e romantizmit.