Jump to content

sigurt

Nga Wiktionary

SIGURT mb.

  • 1. Që është jashtë çdo rreziku; që është i mbrojtur mirë; që nuk ka rrezik se mund të prishet, të shembet, të rrëzohet etj. Vend (pozicion) i sigurt. Udhëtim i sigurt. Rrugë e sigurt. Urë e sigurt. Automjet (aeroplan) i sigurt. Aty është i sigurt.
  • 2. Që vepron pa pengesa e pa ndonjë rrezik; që përshtatet mirë për punën e caktuar ose për t'ia arritur qëllimit, që vepron patjetër. Armë (vegël, pajisje) e sigurt. Ilaç i sigurt. Mjet i sigurt.
  • 3. Që mendohet se do të bëhet patjetër ose ashtu siç parashikohet. Fitore e sigurt. Vdekje e sigurt. Shpëtoi nga një rrezik i sigurt. Nuk është edhe aq e sigurt.
  • 4. Që ka besim në vetvete a për diçka, që është i bindur a që e di diçka mirë, që nuk dyshon për diçka. I sigurt në vetvete. Për këtë jemi të sigurt. Nuk është shumë i sigurt. Ishte i sigurt se do ta fitonte. Të jeni i sigurt!
  • 5. Që vepron a që bëhet pa lëkundje e mëdyshje, që bëhet me siguri e me qetësi. Ecje e sigurt. Hap i sigurt. Lëvizje e sigurt. E ka dorën të sigurt.
  • 6. Që është plotësisht i vërtetë; që nuk lë vend për dyshime. Lajme të sigurta. Parashikime të sigurta. Nga burime të sigurta. Një gjë është e sigurt...
  • 7. Që mund t'i besosh pa frikë e pa dyshim e që meriton besim të plotë. Njeri i sigurt. Udhërrëfyes i sigurt. Në duar të sigurta.