Jump to content

sigurohem

Nga Wiktionary

SIGUROHEM vetv.

  • 1. Marr masa mbrojtëse për t'u ruajtur nga rreziqet dhe të papriturat. Sigurohemi kundër çdo të papriture. U siguruan nga çdo rrezik.
  • 2. Fitoj bindje të plotë për diçka; bindem plotësisht, pasi shqyrtoj a kontrolloj gjendjen e dikujt a të diçkaje. U siguruan se nuk kishte të meta (gabime). U sigurua se nuk kishte më rrezik. U sigurua që nuk kishte harruar gjë.
  • 3. Plotësoj nevojat për diçka; kam a pajisem me diçka. Jemi siguruar me lëndë të para. U sigurua me ushqime e veshmbathje.
  • 4. Paguaj shumën e nevojshme për sigurimin e jetës.
  • 5. Pës. e SIGUROJ. U sigurua buka në vend.