sigurim

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SIGURIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SIGUROJ, SIGUROHEM. Sigurimi nga zjarri. Sigurimi i lëndëve të para. Sigurimi i lirisë dhe i pavarësisë. Sigurimi i numrit të nxënësve. Sigurimi i bukës në vend. Sigurimi i shtëpisë (i gjësë së gjallë). Masa (rregulla) të sigurimit. Instituti shtetëror i arkave të kursimit dhe i sigurimeve. Brez sigurimi. Kllapë sigurimi.
  • 2. Tërësia e masave që merren për t'u mbrojtur nga rreziqet e fatkeqësitë në punë. Sigurimi teknik.
  • 3. Organ i diktaturës së proletariatit, i ngarkuar për të mbrojtur rendin socialist dhe shtetin nga veprimtaria e armiqve të brendshëm e të jashtëm dhe nga keqbërësit e tjerë. Sigurimi i Shtetit.
  • 4. kryes. Fjalët që thotë dikush për ta bindur një tjetër se gjithçka është e vërtetë ose ashtu siç e paraqit ai. Me gjithë sigurimet e tij, nuk doli ashtu.