shurdhues
Appearance
SHURDHUES mb.
- 1. Shumë i lartë, shumë i fortë, që të shurdhon (për zëra e zhurma). Zë (gjëmim) shurdhues. Zhurmë (shungullimë, krismë) shurdhuese. Klithma (ulërima) shurdhuese.
- 2. fig. Që ka për qëllim t'u marrë mendjen njerëzve, t'i hutojë e t'i shushatë, që bëhet me bujë e me zhurmë të madhe. Propaganda (fushatë) shurdhuese. Deklarata shurdhuese.