shurdhohem

Nga Wiktionary

SHURDHOHEM vetv.

  • 1. Bëhem shurdh, humbas tërësisht a pjesërisht aftësinë e të dëgjuarit përgjithmonë ose për një farë kohe. U shurdhua nga veshët (nga një vesh). Është shurdhuar fare.
  • 2. fig. Nuk kam se ç'të dëgjoj rreth e rrotull, mbetem në qetësi a në heshtje të plotë, mbetem shurdh; mbetem vetëm, shkretë. U shurdhua shtëpia që kur iku djali. Jemi shurdhuar fare pa të.
  • 3. vet. veta III. Prishet, humbet cilësitë e nevojshme kur merr lagështi ose kur nuk shuhet mirë (për gëlqeren, çimenton, allçinë etj.); prishet, humbet aftësinë mbirëse në kushte jo të përshtatshme (për farën). Është shurdhuar çimentoja (allçia). Ngope gëlqeren me ujë, se shurdhohet. Shurdhohet fara në lagështi të tepërt. U njom baruti e u shurdhua.
  • 4. vet. veta III gjuh. Shndërrohet në bashkëtingëlloren e shurdhët përgjegjëse (për një bashkëtingëllore të zëshme).
  • 5. Pës. e SHURDHOJ.