shurdhim

Nga Wiktionary

SHURDHIM m.

  • 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve SHURDHOJ, SHURDHOHEM. Shurdhim i plotë (i përkohshëm). Shkaku i shurdhimit.
  • 2. gjuh. Dukuri fonetike kur një bashkëtingëllore e zëshme shndërrohet në bashkëtingëlloren e shurdhët përgjegjëse (p.sh. b shndërrohet në p, g në k etj.). Shurdhimi i bashkëtingëlloreve.