shurdhër

Nga Wiktionary

SHURDHËR mb.

  • 1. Shurdh. I shurdhër nga një vesh. Është fare i shurdhër.
  • 2. fig. Që s'merr vesh a që s'do të dijë për diçka; që nuk ia vë veshin fare diçkaje, që s'preket fare nga diçka. Është i shurdhër ndaj ankimeve (ndaj qortimeve).
  • 3. Që mezi dëgjohet, i dobët, i humbur; jo i kumbueshëm, i mbytur (për zëra e zhurma). Zë i shurdhër. Zhurmë e shurdhër. Gjëmime (buçitje) të shurdhra. Pëshpëritje të shurdhra.
  • 4. Që s'ka zhurmë, ku nuk dëgjohet asnjë zë a zhurmë; fare i qetë, i heshtur. Shtëpi e shurdhër.
  • 5. Përd. em. sipas kuptimeve 1,2 të mbiemrit. Kujdesi për të shurdhrit. Rri si i shurdhri në kuvend. fj. u. nuk kupton e nuk merr vesh asgjë nga ato që thuhen. Atë që ka shumë fjalë, një i shurdhër e mund. fj. u.
  • Na la (mbetëm) të shurdhër (shurdh) na la vetëm pa gaz e hare, na shkretoi. Bie (shkon) në vesh të shurdhër i bëhet një kërkesë, një propozim atij që s'do të dëgjojë, që nuk i kushton vëmendje zërit të tjetrit. Bën një vesh të shurdhër (shurdh) bën sikur nuk dëgjon a sikur nuk para merr vesh mirë, nuk shqetësohet shumë, bën lëshime. Bën veshin të shurdhër (shkordh) bën sikur nuk e dëgjon fare tjetrin, nuk ua vë veshin fare kërkesave të tij, i ka shtënë veshët në lesh. Bën një vesh të shurdhër e një sy qorr shih te SY,~RI.

SHURDHËR ndajf.

  • 1. Dobët, mbytur, pa zë (për zëra e zhurma). Jehoi shurdhër. Shushurin shurdhër.
  • 2. fig. Vetëm, shkretë (kur largohet një njeri gazmor a një fëmijë që e mbushte shtëpinë me hare). Na la shurdhër.