shurdh

Nga Wiktionary

SHURDH m.

  • Ai që nuk dëgjon fare nga veshët. Shkollë për shurdhët e për memecët. Është shurdh, s'dëgjon fare. Shurdh je? iron.
  • Troket në derën (në portën) e shurdhit i drejtohet dikujt që nuk ua vë veshin fare fjalëve të tij. Bie daullja në vesh të shurdhit është e kotë t'i flasësh një njeriu që nuk do ose nuk është në gjendje të kuptojë atë që i thonë, venë dëm fjalët për një njeri që s'do të dëgjojë.

SHURDH mb.

  • 1. Që nuk dëgjon fare nga veshët, i shurdhër. Plak shurdh. Plakë shurdhe. Ka lindur shurdh.
  • 2. përd. ndajf. fig. shih SHURDHËR 2.
  • Na la (mbetëm) shurdh (të shurdhër) shih te SHURDHËR (i,e). Bën një vesh shurdh (të shurdhër) shih te SHURDHËR (i,e). Bën veshin shurdh (të shurdhër) shih te SHURDHËR (i,e).