Jump to content

shuplakë

Nga Wiktionary

SHUPLAKË f.

  • 1. Pëllëmba e dorës. Shuplakat e dorës. Krahët lart, shuplakat përpara (përbrenda)! Rrah shuplakat duartrokas. Ia veshi me shuplakë i ra me pëllëmbë.
  • 2. Goditje me pëllëmbë, pëllëmbë, shpullë. Shuplakë e fortë. I dha (i hoqi) një shuplakë. Hëngri një shuplakë.
  • 3. fig. Veprim që është për dikë një goditje e fortë a një fyerje e rëndë. Shuplakë e fortë. Mori një shuplakë të rëndë. Nxori mësim nga ajo shuplakë.
  • 4. Masë gjatësie sa katër gishtat e dorës (pa pëlqerin) për së gjeri e të puqur njëri me tjetrin. Një shuplakë borë. Dy pëllëmbë e një shuplakë i gjerë.
  • I dha shuplakën vjet. e mori më sysh (kur kujtohej, sipas besëtytnive, se një fëmijë ishte sëmurur ngaqë e kishin goditur hijet a syri i keq). Mori shuplakën vjet. u shitua, u shkal (sipas besëtytnive). E mban në shuplakë (në pëllëmbë) të dorës dikë shih te PËLLËMB/Ë,~A.