shufroj

Nga Wiktionary

SHUFROJ kal.

  • 1. Thur diçka me shufra. Shufroj gardhin (një kosh).
  • 2. I vë shufra çatisë së kasolles kryq me qeprat, për të shtruar mbi to tjegullat a kashtën. Shufroj çatinë.
  • 3. Rrah diçka me shufër, i bie me shufër. Shufroj grurë (për ta shirë). Mos e shufro ullirin!
  • 4. fig. Fshikulloj. Shufron bejlerët (tregtarët, shoqërinë e vjetër).