Jump to content

shufër

Nga Wiktionary

SHUFËR f.

  • 1. Shkop i hollë e i përkulshëm, i pastruar nga degëzat e nga gjethet; shkop i hollë prej metali a prej lënde tjetër; thupër. Shufër e gjatë. Shufër thane (plepi). Shufër hekuri (çeliku, qelqi). Flori shufër. Gardh me shufra. Thur me shufra. E qëlloi me shufër. I dha ca shufra.
  • 2. Një e goditur me një shkop të tillë. I dhanë tridhjetë shufra.
  • 3. Thupër metali e përdredhur si spirale, që përdoret për të ngrohur ujë me rrymë elektrike. Vë shufrën. Ngroh ujë me shufër.