Jump to content

shuar

Nga Wiktionary

SHUAR mb.

  • 1. Që nuk digjet më a nuk ndriçon më (për zjarrin a dritën), i fikur; kund. i ndezur. Zjarr i shuar. Urë të shuara. Thëngjij të shuar. Cigare e shuar. Me drita të shuara.
  • 2. Që nuk punon më, i fikur (për një aparat ose motor që punon me djegie të brendshme a me rrymë elektrike); kund. i ndezur. Me motor të shuar.
  • 3. Që ka pushuar së nxjerri lavë e hi, që nuk vepron më (për vullkanet). Vullkan i shuar.
  • 4. I mekur, i dobët (për zërin); që nuk ndrin, që duket si pa jetë (për sytë). Më zë të shuar. Rënkime të shuara. Me sy të shuar.
  • 5. fig. Që ka marrë fund, që nuk vijon më. Qytetërimet e shuara.
  • 6. Që është fshirë me gomë a është prishur me vizë mbi të. Ka ca fjalë (pjesë) të shuara. Kishte shumë rreshta të shuar.
  • 7. fig. bised. Që i kanë vdekur të gjithë njerëzit, që ka mbetur fare pa njeri, i shkretë, qyqar; që ka mbetur pa fëmijë. Familje (shtëpi, vatër) e shuar.
  • 8. Fatzi, i mjerë, i gjorë, i ngratë, qyqar. I shuari djalë.
  • 9. euf. I vdekur. Më mirë i shuar se i turpëruar. fj. u. Më mirë i shuar se gjallë e i harruar. fj. u.
  • 10. Që i është hedhur ujë për ta tretur, për ta zbutur etj., i tretur në ujë. Raki e shuar. Gëlqere e shuar.
  • 11. Përd. em. sipas kuptimeve 7-9 të mbiemrit; si mallk. ai që u shoftë; ai që iu shoftë pragu. Të afërmit e të shuarit. Ç'e gjeti, të shuarin! Ku ishe, more i shuar? Ç'na bëri, i shuari!
  • I shuari (i nxiri) me bojë shih te BOJ/Ë,~A.