Jump to content

shtyllë

Nga Wiktionary

SHTYLLË f.

  • 1. Trung druri, guri, metali a betoni, i gjatë, i drejtë e i plotë, i vendosur me këmbë a i ngulur pingul në tokë, që shërben në ndërtime dhe për të mbajtur diçka të rëndë. Shtyllë e lartë (e trashë). Shtyllë e centrifuguar. Shtyllë druri (betoni, hekuri). Shtyllat e telefonit (e tensionit të lartë). Shtyllat e tezgjahut. Shtylla për minierat trarë që shërbejnë për të mbrojtur galeritë e minierave nga shembjet. Ngul (vendos, ngre) shtylla. Nuk mbahet shtëpia me një shtyllë. fj. u.
  • 2. arkit. Trung i lartë prej guri a prej mermeri, me trajta e përmasa të ndryshme, që shërben për të mbajtur pjesë të veçanta të një ndërtese ose për zbukurimin e saj; përmendore në këtë trajtë, që ngrihet për të përkujtuar një figurë a një ngjarje historike. Shtyllë e rrumbullakët (katërkëndëshe). Shtyllë e zbukuruar (me zbukurime). Shtyllë mermeri. Portik me shtylla.
  • 3. sport. Secili nga tre trarët e portës në lojën e futbollit. Shtylla pingule (horizontale). Gjuajtje mbi shtyllë. Rrahu shtyllën.
  • 4. fiz. Lëndë e lëngët a e gaztë që lëviz lart e poshtë në një gyp të vendosur pingul. Shtylla e zhivës (e termometrit). Shtyllë uji.
  • 5. Secila prej ndarjeve për së gjati në faqen e një gazete, të një reviste a të një libri. Shtylla e parë (e dytë, e majtë, e djathtë). Shtylla të ngushta (të gjera). Shtyllat e gazetës (e fjalorit). Faqe me gjashtë shtylla. Artikull me katër shtylla.
  • 6. Secila prej nënndarjeve për së gjati në një regjistër etj., në të cilat shënohen të dhëna të veçanta; radhë fjalësh, shifrash etj., të vendosura njëra nën tjetrën. Shtylla e emrit dhe e mbiemrit. Shtylla e moshës (e datëlindjes). Shtylla e mesatares. Shtylla e të hyrave (e të dalave). Shtyllë numrash. Katër shtylla me emra (me nënshkrime). E ndaj faqen në gjashtë shtylla.
  • 7. tek. Pajisje prej metali ose prej xhami, si cilindër i gjatë, që përdoret në industrinë kimike për distilimin e lëndëve të ndryshme, për filtrimin e tyre etj. Shtyllë distilimi (dendësimi). Shtyllë me pjata.
  • 8. Tym, pluhur, avull etj. që vërtitet nga era ose që ngrihet drejt përpjetë, shtjellë tymi, pluhuri etj. Shtyllë tymi (pluhuri, avulli). Shtyllë hiri (në vullkanet).
  • 9. fig. Ai që mban barrën më të madhe në një punë, ai që është mbështetja kryesore e diçkaje, ai që luan rolin kryesor në familje, në një grup, në një shoqëri etj. Shtylla e shtëpisë (e familjes, e konakut). Shtylla e skuadrës. Shtylla e demokracisë. Shtylla e reaksionit.
  • 10. përd. mb. fig. I fortë, i qëndrueshëm, i patundur. Është shtyllë. Qëndron shtyllë e s'bëhet urë.
  • Shtyllë çeliku i pathyeshëm e i patundur, që u bën ballë rrebesheve. E mbërthyen (e gozhduan, e vunë) dikë në shtyllën e turpit libr. e damkosën me turp. Shtylla kurrizore
  • a) anat. vargu i kockave a i kërceve si unaza që shkon përmes shpinës së njeriut e të shumë kafshëve dhe që është pjesë kryesore e skeletit;
  • b) fig. themeli i diçkaje, mbështetja kryesore.