Jump to content

shtrojë

Nga Wiktionary

SHTROJË f.

  • 1. Shtresë a rrobë që shtrohet për të fjetur ose për të ndenjur butë. Shtrojë e butë. Shtrojë e leshtë. Shtroja e shtratit. Shtrojë e mbulojë. Mbledh (ngre) shtrojat. U ngrit nga shtroja.
  • 2. Shtresë kashte, gjethesh etj., që u shtrohet bagëtive, shtresë. Shtrojë prej bari të thatë. Kashta e shtrojës. Mbledh fier për shtrojë.
  • 3. Dysheme e shtruar me dërrasa a me pllaka. Fshij shtrojën.
  • 4. Mbulesë. Shtroja të pastra (të bukura). Shtrojë mushamaje. Shtrojë tryeze.
  • 5. Copë shajaku a lëkure me qime të buta ose copë prej lënde tjetër, e prerë në trajtën e këmbës, që shtrohet në këpucë a në opinga për të mbrojtur çorapet ose për të mbajtur ngrohtë; shputa e çorapit; gjurmashkë.
  • 6. krahin. Kasollja e qenit. E mbanin qenin në shtrojë.