shtrohem

Nga Wiktionary

SHTROHEM vetv.

  • 1. Ulem e rri; ulem për të ngrënë e për të pirë; ulem e rri gjatë diku për të bërë muhabet me nge. Shtrohem në shesh (mbi bar, mbi shilte). U shtrua në krye të vatrës. U shtruan në tryezë (rreth sofrës). U shtruan në bisedë. Shtrohem të ha drekë. Ishin shtruar në kafene (në klub). Është shtruar mirë (si në shtëpinë e tij). U shtrua këmbëkryq. U shtruan vendçe u ulën e ndenjën sipas zakonit të vendit.
  • 2. Shkoj në një institucion shëndetësor e rri aty ca kohë për t'u mjekuar ose për ndihmë tjetër mjekësore. U shtrua në spital (në shtëpinë e lindjes). U shtrua për operim.
  • 3. vet. veta III. Bie duke formuar një shtresë pak a shumë të trashë e duke mbuluar gjithë vendin (për borën). U shtrua bora e re mbi të vjetrën.
  • 4. vet. veta III. Ulet, rrafshohet, sheshohet; qetësohet, bie, ulet (për detin, lumin etj.); fig. bëhet më i qetë. Është shtruar bari. Nuk i shtroheshin flokët. U shtrua deti (lumi, liqeni). U shtrua biseda (muhabeti, diskutimi).
  • 5. vet. veta III. Bie klloçkë. U shtrua pula.
  • 6. fig. I hyj diçkaje me zell e me dëshirë, punoj me ngulm. I është shtruar punës (mësimit, shkollës).
  • 7. vet. veta III. Paraqitet, del përpara për ta shqyrtuar, për ta zgjidhur etj. (një çështje, një detyrë etj.). Shtrohet pyetja ... Çështja shtrohet kështu ... Shtrohen detyra të reja.
  • 8. Vihem nën pushtetin a nën sundimin e dikujt, nënshtrohem; i bindem dikujt, bëj si të më thotë ai. Shqiptarët nuk iu shtruan kurrë të huajit. Nuk shtrohet ky popull. Iu shtrua vullnetit të prindërve.
  • 9. Mblidhem, bëhem i bindur e i urtë, filloj të sillem mirë, heq dorë nga çapkënllëqet, urtësohem. Është shtruar çuni. Do të shtrohet edhe ai. Kur u martua, u shtrua.
  • 10. Veproj sipas një udhëzimi, vendimi a porosie; vihem përpara dikujt që të vlerësojë veprimet a sjelljet e mia. I shtrohem stërvitjes. I shtrohem mjekimit. I shtrohej tatimit. Iu shtrua gjykimit të masave.
  • 11. vet. veta III. Mësohet për herë të parë si kafshë ngarkese a shale. U shtrua mëzi.
  • 12. vet. veta III. Punon njëfarë kohe (një motor a automjet) për provë (kur është fare i ri a kur ka dalë nga riparimi i përgjithshëm), që të zënë vend e të përshtaten sa më mirë njëra me tjetrën pjesët e ndryshme dhe të përballojnë pa dëmtime punën e mëtejshme me ngarkesë të plotë. Është shtruar mirë motori (makina).
  • 13. Pës. e SHTROJ.
  • U shtruan (u ftohën, u ulën, u shuan, u zbutën) gjakrat shih te GJAK,~U. Shtrohem (ulem) këmbëkryq me dikë e bisedoj një punë gjatë e gjerë dhe shtruar me dikë. Shtrohet këmbëkryq diku
  • a) zë vend mirë, e ndien veten si zot, e ndien veten si në shtëpinë e vet;
  • b) hedh rrënjë e merr përhapje të gjerë; sundon, zotëron. Shtrohem në kuvend me dikë nis një bisedë të gjatë me dikë për t'u marrë vesh për një çështje, pranoj të hyj në bisedime me dikë për të zgjidhur një çështje. Shtrohem (flas, bisedoj) rrafsh me dikë shih te RRAFSH. Shtrohem (ulem) në një tryezë me dikë shih tek TRYEZ/Ë, ~A. Shtrohem vendçe e bisedoj një punë gjatë e gjerë dhe shtruar me dikë, shtrohem këmbëkryq me dikë.