Jump to content

shtrij

Nga Wiktionary

SHTRIJ kal.

  • 1. Hap, ndej a sheshoj mirë për së gjati e për së gjeri diçka të mbledhur ose të zhubrosur. Shtrij çarçafin (pëlhurën). Shtriu flokët.
  • 2. Hap e ndej duke e tërhequr, duke e shtyrë etj. një fill ose diçka tjetër të mbledhur a të mbështjellë; e drejtoj duke e lëvizur, e hap, e ndej (për gjymtyrët); zgjat në një drejtim të caktuar, drejtoj. Shtrij metrin. Shtrij telin (linjën). Shtrij këmbët (krahët). Shtriu flatrat. Shtrij hapin. Shtriu qafën përpara. Shtriu dorën drejt s'ëmës. Shtriu jataganin përpara. Shtrin rrënjët në tokë (në ujë).
  • 3. Vendos dikë a diçka rrafsh mbi një sipërfaqe, e ndej. Shtrijnë shinat. E shtrinë në shtrat (në tokë). Shtrijeni me kujdes!
  • 4. E vë dikë në shtratin e vdekjes a në arkivol. Më shtrifsh! bised. më qafsh! (përdoret kur i drejtohemi një shoku a një të afërmi me lutje për diçka). Të shtrifshin! mallk. vdeksh!
  • 5. Zmadhoj sipërfaqen e diçkaje duke e shtypur a duke e goditur sipër me forcë; e zgjat a e zgjeroj duke e holluar. Shtrij brumin (baltën).
  • 6. E bëj të bjerë i vdekur përdhe duke e qëlluar me armë, vras. Shtriu shumë armiq. I shtriu dy ballistë.
  • 7. E përhap në një sipërfaqe më të madhe, i jap përpjesëtime më të mëdha; ia zgjeroj fushën e veprimit, e zbatoj edhe në fusha a në sende të tjera. Shtrij punimet (punën). Shtriu veprimtarinë (bashkëpunimin). Shtrinë forcat. usht. i vendosën forcat gjatë një brezi a drejtimi të caktuar. Shtrinë zjarrin e luftës (agresionin). Shtriu sundimin mbi... E shtrinë prashitjen në gjithë sipërfaqen. E shtrinë kontrollin punëtor në të gjitha ndërmarrjet. E ka shtrirë mjaft ndikimin. E shtriu rrezen e veprimit. Shtrij disa parime (një teori) mbi diçka.
  • 8. E shpërndaj brenda një periudhe kohe të caktuar, e zgjat. E shtrinë programin e gjuhës shqipe në katër vjet.
  • 9. krahin. Vrapoj, rend; Shtrin më shumë se unë. Shtriu sa pati çapin.
  • Shtriu dorën (duart) mbi (në) diçka u përpoq ta vinte në dorë, ta kishte për vete; u përzie në një punë që nuk i takonte, futi hundët. I shtriu (i zgjati) dorën dikujt
  • a) i dha ndihmë, e ndihmoi; i dha përkrahje;
  • b) i kërkoi ndihmë, iu lut ta ndihmojë; lypi;
  • c) kërkoi të pajtohet me dikë, bëri i pari hapin e nevojshëm për t'u pajtuar me dikë. E ka shtrirë gojën ka filluar të flasë keq për njërin e për tjetrin, po flet shumë poshtë e lart; vend e pa vend, mbart e prapë. I ka shtrirë kthetrat keq. kërkon të grabitë të sundojë. I shtrin (i zgjat) qafën dikujt shih te QAF/Ë,~A. Shtriji (zgjati) këmbët sa ke jorganin (plafin, shtratin) fj. u. shih te JORGAN,~I.