Jump to content

shtrihem

Nga Wiktionary

SHTRIHEM vetv.

  • 1. E ndej trupin mbi diçka, mbështetem sa gjatë gjerë mbi diçka me gjymtyrë të ndera; bie në shtrat a në një vend tjetër për të fjetur a për t'u çlodhur. Shtrihem në bar (në kashtë, në rërë, në tokë). Shtrihem në shtrat (në dyshek, në kolltuk, në shilte). Shtriheshin hijeve. U shtri poshtë makinës. Shtrihem përmbys (në shpinë, barkas). Nuk shtrihem në drekë. Shtrihu pak të çlodhesh! Shko shtrihu!
  • 2. vet. veta III. Zë një hapësirë a një sipërfaqe të caktuar, ndodhet, gjendet, hapet. Shqipëria shtrihet buzë Adriatikut dhe Jonit. Arat shtrihen buzë lumit. Përpara nesh shtrihej qyteti (deti, një fushë e gjerë).
  • 3. vet. veta III edhe fig. Përhapet duke mbuluar një hapësirë a një sipërfaqe të gjerë; e zmadhon sipërfaqen e vet, fryhet (për detin, liqenin, kënetën, lumin). Mjegulla po shtrihej mbi tokë. Nata (terri) po shtrihej mbi fshat. Prapë u shtri deti (liqeni, lumi).
  • 4. Gjendem i rënë e i nderë përdhe, gjendem i vdekur përdhe. Më tej shtriheshin pesë fashistë të vrarë.
  • 5. vet. veta III. Zgjatet a shkon në një drejtim të caktuar ose drejt diçkaje. Shtrihet në gjerësi e në thellësi. Kanali shtrihej drejt detit. Shtrihet nga jugu në veri (nga lindja në perëndim).
  • 6. vet. veta III. Zgjerohet, merr përpjesëtime më të mëdha; përhapet (në një hapësirë më të madhe, në shumë objekte, fusha studimi e veprimtarie). Korrja e grurit (vjelja e duhanit) është shtrirë në të gjithë rrethin. Garat u shtrinë, në të gjitha fabrikat. Arsimi 8-vjeçar është shtrirë në të gjithë vendin. Është shtrirë shumë rrjeti elektrik (rrjeti tregtar). Veprimtaria e tij shtrihej në shumë fusha. Është shtrirë shumë ai po merret njëkohësisht me shumë gjëra.
  • 7. vet. veta III. Vepron a ushtron veprimin e vet; zbatohet. Në vendet ku shtrihej sundimi kolonial. Kontrolli i cilësisë shtrihet mbi...
  • 8. vet. veta III. Shpërndahet brenda një periudhe kohe të caktuar; shkon nga një cak deri në një cak tjetër kohor. Shtrihet në kohë. Lëndë mësimore që shtrihen në dy vjet. Shtrihet nga mesjeta deri në kohën e re.
  • 9. Shtriqem, shtrij trupin e gjymtyrët. Ç'ke që shtrihesh?
  • 10. Pës. e SHTRIJ.