shtrembërim

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SHTREMBËRIM m.

  • 1. Veprim dhe gjendje sipas kuptimeve të foljeve SHTREMBËROJ, SHTREMBËROHEM. Shtrembërimi i drurit (i derës). Shtrembërimi i syrit. Shtrembërimi i së vërtetës. Shtrembërimi i kuptimit.
  • 2. Vendi i shtrembëruar te diçka, pjesa e shtrembëruar në një send, në një gjymtyrë etj. Shtrembërime të lindura. Shtrembërime në trup (në shtyllën kurrizore).
  • 3. Largim a shmangie nga ideologjia marksiste ose nga vija e drejtë politike, ndryshim që është bërë me qellim të keq; veprimtari e gabuar në kundërshtim me këtë vijë. Shtrembërime idealiste (oportuniste, të djathta, të majta). Shtrembërim teorik. Shtrembërime burokratike. Shtrembërime në vijën politike.