shtratëzoj

Nga Wiktionary

SHTRATËZOJ kal. bujq.

  • Vë në shtretër me rërë, me tallash a me miell sharre të lagët dhe në temperaturë të ulët farat a fidanët për t'i parapërgatitur që të mbijnë ose të lëshojnë rrënjë më shpejt; vendos perime të ndryshme në dhe për t'i ruajtur. Shtratëzoj farat (fidanë hardhish, kalema). Shtratëzoj shartesat në arka. Shtratëzoi patatet.