Jump to content

shtrëngim

Nga Wiktionary

SHTRËNGIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHTRËNGOJ, SHTRËNGOHEM. Shtrëngime duarsh. Shtrëngimet e muskujve. Shtrëngim në zemër.
  • 2. Detyrimi që i bëhet dikujt për të bërë diçka kundër vullnetit e dëshirës së tij ose për të vepruar në një mënyrë të caktuar, shtrëngesë. Me (pa) shtrëngim. Shtrëngim për martesë. I bëri shtrëngim dikujt. E kishin vënë popullin në shtrëngim të madh.
  • 3. drejt. Përdorimi i mjeteve të detyrimit nga ana e organeve shtetërore ndaj personave që u kundërvihen ligjeve; dhunë. Shtrëngim shtetëror. Masa shtrëngimi.
  • 4. Nevojë e madhe a rrethana të tjera që të detyrojnë të bësh diçka, hall; nxitim, ngut; gjendje e vështirë ekonomike, shtrëngesë, ngushticë. Në ditë shtrëngimi. Jetë me shtrëngime. Isha në shtrëngim të madh. Ç'shtrëngim ke?
  • 5. Disiplinë e rreptë, kufizime të forta që i vihen dikujt në sjelljen e në veprimet e tij. E mbante me shtrëngim.
  • I jep shtrëngim vetes përpiqet, mundohet shumë për të bërë diçka.