Jump to content

shtrëngatë

Nga Wiktionary

SHTRËNGATË f.

  • 1. Shi i rrëmbyer, me erë të furishme, me shkreptima e me bubullima, që fillon menjëherë e zakonisht nuk zgjat shumë; stuhi; furtunë. Shtrëngatë e madhe. Shtrëngatë me breshër. Dëmet e shtrëngatës. Shpërtheu (filloi) shtrëngata.
  • 2. fig. Shpërthim i fuqishëm i revoltës së masave, lëvizje e madhe shoqërore, që zhvillohet me vrull; ngjarje e papritur që vjen me vrull dhe shkakton tronditje të forta; tronditje e madhe e diçkaje; stuhi. Shtrëngatë revolucionare. Shtrëngatat e luftës klasore. Shpërthyen shtrëngata të reja.
  • 3. fig. Shpërthim i menjëhershëm dhe shprehje e vrullshme e një ndjenje a e një përjetimi. Shtrëngatë zemërimi. Shtrëngatë duartrokitjesh.
  • 4. Shtrëngim; shtrëngesë; shtrëngicë. Shtrëngatat e kohës. Në rast shtrëngate. Kishte vënë shtrëngatë. Ishte (jetonte) në shtrëngatë të madhe. E kishin bukën me shtrëngatë.