Jump to content

shtohem

Nga Wiktionary

SHTOHEM vetv.

  • 1. Rritem nga numri, bëhem më shumë sesa jam, shumohem; kund. pakësohem. Shtohet popullsia. Janë shtuar gratë mjeke. Shtohet numri i nxënësve. Shtohen shtëpitë e reja (fabrikat, uzinat).
  • 2. Shumëzohet duke u riprodhuar (për qeniet e gjalla). U shtuam në shtëpi më lindi edhe një fëmijë. Jeni shtuar shumë. U shtofshi e u shumofshi! ur. Derrat shtohen shpejt. Shpendët shtohen me vezë. Si shtohen peshqit?
  • 3. vet. veta III. I rritet vëllimi a i zmadhohet sasia diçkaje; bëhet më i madh, zmadhohet. Shtohet prodhimi (puna, eksporti). U shtohen fitimet. I shtohej kapitali. Iu shtua rroga.
  • 4. vet. veta III. Bëhet më i fortë, përforcohet; rritet (një veprim, një ndjenjë, një veti a një cilësi). I shtohet shpejtësia. I është shtuar bukuria. Më shtohet gëzimi (dashuria, hidhërimi). I është shtuar oreksi.
  • 5. Pës. e SHTOJ.
  • Shtohet (është) si fara e hithrës (e sinapit, e lirit) shih te FAR/Ë,~A.