shtillet
Appearance
SHTILLET vetv.
- 1. Shtrihet, hapet, çmbështillet (për diçka të mbështjellë e të mbledhur); kund. mbështillet. Gjarpri mblidhet kulaç e shtillet përpjetë. Shtillet vallja.
- 2. Lëviz duke u rrotulluar si një shtjellë, vjen rrotull si vorbull. Shtillet uji në gjeratore. Shtillet tymi.
- 3. Zhvillohet shkallë-shkallë, rrjedh, shtjellohet. Shtillet kënga. Shtillej tregimi i gjyshes.
- 4. Pës. e SHTJELL.