Jump to content

shthurje

Nga Wiktionary

SHTHURJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHTHUR, SHTHUREM. Shthurja e disiplinës. Shthurja e bashkësive fisnore (e rendit feudal). Shthurja e rinisë në vendet borgjeze e revizioniste.
  • 2. Mungesë rregulli, organizimi e mbarështimi; gjendja kur disiplina e kërkesat janë të dobëta, kur s'ka kujdes e vëmendje për detyrën, kur gjithçka lihet pas dore dhe kur secili bën sipas kokës së vet. Shthurje e madhe (e plotë). Shthurje disiplinore. Shenja shthurjeje. Kishte shthurje.
  • 3. Shpërbërje e brendshme, prishje, rënie, çorganizim. Shthurje ideologjike (organizative). Shthurje në sistemin kolonial.
  • 4. Prishje morale, gjendja e atij që ka marrë rrugë të keqe e është zhytur në vese. Shthurje morale. Shthurje në jetën vetjake.