Jump to content

shtesë

Nga Wiktionary

SHTESË f.

  • 1. Shtim. Kafshë për shtesë. Marr (mbaj) për shtesë.
  • 2. Pjesë që i shtohet diçkaje dhe e rrit a e plotëson sipërfaqen, vëllimin a sasinë e saj (pjesa që i shtohet një ndërtese, një veshjeje për ta zgjatur a për ta zgjeruar, një sasie sendesh, një shumë të hollash, një numri njerëzish etj.); zmadhim, zgjerim, rritje. Shtesë e re (e madhe, e vogël, e rëndësishme). Shtesa natyrore e popullsisë. Shtesa mujore në peshë. Shtesa vjetore e prodhimit. Shtesë plani. Shtesa e gjësë së gjallë (e dhenve, e gjedhit). Shtesë fondesh. Shtesë rroge (mbi pagën). Shtesë për vjetërsi në punë. Shtesë në mëngë (në sqetulla). Shtesë në numrin e nxënësve. I bëri një shtesë shtëpisë. Bëj shtesa në një artikull (në një tekst, në një program). Fund (pantallona) me shtesë.
  • 3. sport. Koha që i shtohet kohës së rregullt në një ndeshje futbolli a basketbolli, kur përfundimi është i barabartë dhe duhet përcaktuar patjetër një skuadër fituese. Shtesa e parë (e dytë). Shtesa e lojës. Koha shtesë.