Jump to content

shter

Nga Wiktionary

SHTER jokal.

  • 1. vet. veta III. Pakësohet shumë a mbarohet fare (uji i një rrjedhe a i një pusi etj.); thahet. Shteri lumi (përroi, pusi). Shteri uji. Qau sa i shterën lotët qau shumë sa iu sosën lotët. Nuk shteret deti me lugë. fj. u.
  • 2. edhe kal. Bëj që ta pakësojë shumë a ta presë fare qumështin; vet veta III i pakësohet a i ikën fare qumështi; e pakëson shumë a e pret qumështin. I shteri qumështi. Shterën dhitë. Dhentë e shterën qumështin. E shteri lopën se s'di ta mjelë.
  • 3. edhe kal. E vë të ziejë edhe më që t'i pakësohet lëngu; vet. veta III avullohet lëngu, e pi lëngun duke zier. Shteri gjella në zjarr. Shtere dhe ca, se ka shumë lëng!
  • 4. vet. veta III fig. Mbaron, s'mbetet fare, humbet krejt, merr fund. Po i shter drita e syrit. I kanë shterur sytë. Nuk i shter kurrë gëzimi (besimi). Nuk u shterin forcat (fuqitë). Shteri dashuria e tyre.
  • 5. edhe kal. fig. shih SHTEROJ 4,5.
  • 6. kal. fig. Ia merr të gjitha fuqitë, e shkreh, e rraskapit. E shteri puna e tepërt. Ia shteri fuqitë sëmundja.
  • I ka shterur mendja përb. i kanë rrjedhur trutë. I kanë shterur (i kanë rrjedhur) trutë përb. shih te RRJEDH.