Jump to content

shtatëvjeçar

Nga Wiktionary

SHTATËVJEÇAR mb.

  • 1. Që zgjat shtatë vjet, që vijon shtatë vjet; që kryhet brenda shtatë vjetësh. Periudhë shtatëvjeçarë. Afat shtatëvjeçar. Shkollë shtatëvjeçarë.
  • 2. Që është shtatë vjeç, që e ka moshën shtatë vjeç. Fëmijët shtatëvjeçarë.
  • 3. si em. ~E, ~JA f. ~E, ~ET bised. Shkollë shtatëvjeçarë e arsimit të përgjithshëm, që ndiqej nga të gjithë fëmijët përpara se të vendosej arsimi i detyrueshëm tetëvjeçar (në vitet e para pas Çlirimit). Ka mbaruar shtatëvjeçaren.