shtat
Appearance
SHTAT m.
- 1. Trupi i njeriut nga koka deri te këmbët; lartësia e trupit të njeriut. Me shtat mesatar (të madh, të lartë). Me shtat të hedhur (të derdhur, të bukur). I shkurtër nga shtati. E ka shtatin si selvi. M'u ngjeth (m'u rrëqeth) shtati. I rrinë rrobat pas shtatit. I dha shtatit përpara. Të pushon shtati.
- 2. Lartësia e kërcellit a e trungut të një bime. Bimë me shtat të shkurtër. Bar me shtat të ulët.
- I bie për shtat dikujt
- a) i rri mirë, pas trupit (një petk);
- b) i pëlqen; i jep dorë, i leverdis. Hëngri shtatin shih te HA. Ka hedhur (ka lëshuar) shtat
- a) është rritur, është bërë më i gjatë, është zgjatur (për njerëzit dhe për bimët);
- b) është ngritur më lart, është bërë më i lartë (për një ndërtesë etj.). I shkon (i vete) për shtat dikujt i përshtatet, i ka hije. I vjen për shtat dikujt i vjen pas qejfit; i jep dorë, i leverdis. I ka hyrë shtati në shtat është tretur e dobësuar shumë nga sëmundja, ka mbetur gjysmë njeriu. Shtati pyll e mendja fyell shih te PYLL,~I.