shqyhem
Appearance
SHQYHEM vetv.
- 1. Çirrem e grisem nga rrobat; vet. veta III çahet, hapet ose shqitet ngaqë ka një peshë të rëndë a ngaqë e mbushin jashtë masës. Rrjeta po shqyhej. Po shqyheshin degët. Ku je shqyer kështu?
- 2. kryes. fig. Kanë grindje të thella e të ashpra zihen keq njëri me tjetrin. Grindeshin e shqyheshin përditë.
- 3. Qesh me të madhe e për mjaft kohë, mbaj ijët me duar nga të qeshurit, shkulem (së qeshuri). U shqyen gazit (së qeshuri).
- 4. fig. Lodhem e këputem duke punuar me të gjitha forcat a duke bërë diçka tjetër. U shqye në punë. U shqye së thirruri.
- 5. Pës. e SHQYEJ.
- U shqye daullja
- a) i ranë daulles fort e pa pushim për të lajmëruar diçka; lajmëruan me të madhe;
- b) u bë festë e madhe, gosti a dasmë e madhe me këngë e me valle. Iu shqye (i doli) gurmazi (zëri) u çor e u ngjir duke thirrur. Iu shqye zemra iu copëtua zemra.