Jump to content

shqyej

Nga Wiktionary

SHQYEJ kal.

  • 1. E çaj, e ndaj në copa duke e tërhequr me forcë; e shkul nga vendi, e shkallmoj. E shqeu bisha dhinë. E shqyen ujkun qentë. E shqeu bukën (mishin). Shqyej një dërrasë (një degë). Ia shqyen derën (gardhin). Të shqyen të gjallë. Të shqeva dysh! Luga e madhe të shqyen gojën. fj. u.
  • 2. Çjerr, gris; çaj. Shqyej letrën. I shqeu librat. I shqeu rrobat nëpër pemë. Peshkaqeni e shqeu rrjetën. Më shqeu këmishën (jakën).
  • 3. Hap jashtë mase. I shqeu gojën. I shqeu xhepin (çantën). Shqeu sytë.
  • 4. bised. E bëj dikë të qeshë me të madhe e për mjaft kohë, e bëj të mbajë ijët nga të qeshurit, e shkul. Na shqeu gazit.
  • 5. vet. veta III. Më nget shumë, aq sa më duket se po më çahen mushkëritë e fyti (për kollën). Më shqeu kolla.
  • Shqeu gurmazin u çor e u ngjir duke thirrur. Shqeu (hapi) sytë u habit së tepërmi, nuk u besonte syve për atë që shikonte.